Shamponi për larje pa ujë
Shamponët pluhur pas të cilëve shpëlarja me ujë nuk është e nevojshme, kanë përbërës të cilët thithin aromat e pakëndshme dhe freskojnë flokët. Nuk do të ishte keq që të gjeni këtë preparat, sepse kurrë nuk i dihet se kur do t’ju nevojitet.
Parfumi
Nëse nuk keni afër shampon për larje pa ujë, përdorni edhe parfumin. Spërkatni me të flokët dhe krihni. Alkooli nga parfumi do të zvogëlojë aromën e pakëndshme. Edhe pse nuk do të jetë perfekt sikur i lani flokët, do të jetë shumë më mirë.