Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si ta festoni Shën Valentinin nëse jeni beqar/e

23:59 / February 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
single 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të jesh beqar/e për Shën Valentin është njësoj si të jesh i/e tillë çdo ditë tjetër të vitit. Kjo nuk ka të bëjë me sa tërheqës/e jeni, vlerën tuaj apo çfarëdo që filmat dhe një industri e tërë që i bashkohet kësaj dite dëshiron që të besoni. Nëse jeni beqar/e prej dëshirës suaj, sapo jeni ndarë apo thjesht keni ngecur në një marrëdhënie të paqartë, nuk ka asgjë të çuditshme me mospasjen e një partneri.

Ka dy mundësi kur bëhet fjalë për të festuar Shën Valentinin: mund ta injoroni tërësisht ose mund ta  përdorni si justifikim për të festuar çfarëdo gjëje që dëshironi. Për të përfituar avantazhin e të paturit një arsye për t’u kënaqur, mundësia e dytë do ishte perfekte.

Më e bukura? Mund të festoni sipas dëshirave tuaja, pra të kaloni një ditë të tërë duke bërë çfarë ju do zemra. Më poshtë keni një tufë idesh se si mund ta shfrytëzoni mrekullisht 14 Shkurtin për veten tuaj.

Receta që e keni shtyrë gjithnjë për një ditë tjetër

Ka gjithnjë disa receta në rrjetet sociale që i ruajmë me dëshirën për t’i provuar. Shkoni në supermarket, blini çfarë ju duhet dhe futjuni punës. Dashuria vjen nga stomaku, por e vetmja zemër që ka rëndësi në këtë mes është juaja. Gatuajini vetes diçka të shijshme dhe me dashuri.

Dilni për darkë

Është një nga opsionet më të nënvlerësuara. Nuk ka asgjë më të këndshme se sa të vishesh për veten tënde, të shkosh në restorantin e preferuar dhe të porositësh një pjatë që t’iu lëshojë goja lëng. Jeni partneri/ja më i/e mirë e vetes tuaj!

Festë me vajzat/djemtë

Nuk ka pse ta kaloni 14 Shkurtin vetëm. Organizoni grupin tuaj prej beqarësh/esh dhe mos harroni ca pije, ushqime dhe të festoni atë që ka vërtet rëndësi: miqësinë.

Mos lini pas dore familjarët apo të afërmit

Qoftë një mik apo një i afërm të cilin keni kohë që planifikoni ta takoni, dita e duhur është 14 Shkurti. Të qenurit aty për dikë përcjell gjithnjë një ndjesi të mirë dhe për më tepër, mund të mësoni thashethemet më të fundit.

Takim i parë

Kjo ndoshta nuk ndryshon shumë nga e përditshmja, por qoftë një njeri që e keni njohur nëpërmjet rrjeteve sociale apo aplikacioneve, është një ditë që mund ta shfrytëzoni. Përdorini në avantazhin tuaj të gjitha zakonet e çifteve, tregohuni më të dashur, më flirtues dhe s’i dihet, mund të kthehet në një kujtim të bukur.

Fokusohuni te qëllimet

Një nga gjërat e mira të Shën Valentinit është se Shkurti i përket muajve të fillimit të vitit. Nëse ju duhet një energji për t’iu kthyer atyre qëllimeve që programuat gjatë Vitit të Ri dhe me shumë gjasë nuk keni realizuar asnjërin, mos prisni më tepër.

Pastroni

Nuk ka ardhur ende pranvera, por mund të hiqni çfarë nuk ju nevojitet, nuk e përdorni më, të dhuroni sende, hidhni makijazhe e produkte kozmetike të skaduara dhe pa e kuptuar, ka ardhur mbrëmja. Vendosni filmin e preferuar teksa e shoqëroni me diçka për të ngrënë që të përgëzoni veten për punën tuaj.

Ditë e zakonshme

Nuk keni pse të bëni asgjë të jashtëzakonshme për të kaluar 14 Shkurtin. Zgjohuni dhe ndiqni rutinën tuaj të përditshme. Ndonjëherë një nga gjërat më të mira që mund të bësh që mos të të vijë keq për veten është ta injorosh tërësisht festën. Mos harroni, mbi të gjitha jepini vetes dashuri!

BEQAR festim Shen Valentin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

E dinit? Personat që lindin në janar marrin më pak dhurata ditëlindjeje!

21:40 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.