Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Si ta gatuani vet bukën në shtëpi

18:55 / January 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Buka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Përgatitja: 40 min – Pjekja: 50 min – Sasia: 5 Persona Persona

Buka me miell gruri e përgatitur në shtëpi ka një shije të veçantë dhe është shumë e shijshme. Sidomos kur del e ngrohtë nga furra. Përgatitja e bukës në shtëpi nuk kërkon shumë mundin, por brumi ka nevojë për kohen ë vet.

Përbërësit për Bukë miell gruri e bërë në shtëpi

    1 kg miell gruri

   700 mL ujë

    1 gotë kos i bardhë

    1 lugë mjaltë

    pak kripë

Përgatitja e majasë për bukën

Përgatitja e majasë në shtëpi bëhet një ditë para se të gatuajmë bukën. Kjo lloj mënyre është më e shëndetshme sesa produktet kimik që shiten ne treg. Duhet të kujtohemi që këtë proces ta kryejmë më parë dhe rezultati i bukës në shtëpi është fantastik pa asnjë lloj agjenti kimik.

Në një enë hedhim një gotë kos, mjaltin dhe një gotë miell. E trazojmë mirë dhe sipër e mbulojmë me miell. Enën e mbulojmë dhe e lemë në një temperaturë 30 gradë C. Duhet të bëjmë kujdes pasi ena duhet të jetë e madhe se brumi dyfishohet.

Përgatitja e bukës me miell gruri

Hedhim miellin në një enë të thellë, majanë që përgatitëm një ditë më parë, ujin, kripën dhe e trazojmë për gati dhjetë minuta. Brumi duhet të marrë një strukture homogjene. Mund të jetë e nevojshme ta punojmë edhe për disa minuta të tjera. Më pas e mbulojmë dhe e lemë në furrë të sobës për një orë.

Pasi brumi është dyfishuar, e marrim enën dhe e punojmë brumin për gati një minutë. I vëmë kapakun përsëri enës dhe e lemë për 15 minuta.

Pas 15 minutash, e marrim brumin dhe i japim formën e tavës ku do ta pjekim. Me pas e vendosim në tavën e pjekjes të lyer me vaj.

Tavën e futim në furrë dhe e lemë derisa brumi të dy ose trefishohet.

Pasi e shikojmë që brumi ka ardhur, e pjekim në furrë të nxehur për 30 minuta në temperaturën 200 gradë.

Buka miell gruri është gati. Fikim sobën dhe bukën e lemë brenda edhe 20 minuta që të kullojë mirë.

Karbohidratet janë të domosdoshme për trupin e njeriut. Gruri i përmban këto me shumicë.

Buka për shqiptarët ka qanë përherë e pranishme në tavolinat e tyre.

Mund ta shërbejmë bukën të ngrohtë ose mund ta ruajmë një një vend të thatë për dy tre dite./arti i gatimit/

Buka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025

120 ndërtime në plan për t’u shembur në Theth, reagon Kisha Katolike

21:49 / July 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.