Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të kesh flokë të butë dhe me shkëlqim pas lyerjes, me përbërës që i ke në kuzhinë

14:19 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
23478da233e48b7bcd0c7b9a1ed7bcba L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flokët e butë dhe të mëndafshtë janë dëshira e çdo femre. Por për fat të keq, shumë prej nesh vuajnë nga flokët me yndyrë apo të dëmtuar, sidomos nëse ka kaluar pak kohë pas lyerjes me bojë. Në vend që të shpenzosh para për të blerë produkte të shtrenjta, më poshtë janë disa receta shtëpie që të sigurojnë zbutjen e flokëve dhe shkëlqimin e tyre.

Veza: Është një recetë klasike për ushqimin e flokëve dhe zbutjen e tyre. Vezët të ndihmojnë për hidratimin dhe shkëlqimin e flokëve. Po ashtu, ndihmojnë edhe kundër rënies. Përziej bashkë një vezë dhe një lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri, derisa të krijosh një lloj paste. Aplikoje me kujdes të gjithë maskën duke u përqendruar në skalpin e kokës. Mbuloje me një kapuç dushi dhe mbaje për 30 minuta. Pastaj laje flokët si zakonisht me shampon e rekomanduar.

Uthull molle: Seriozisht, a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëjë uthulla e mollës? Mbi të gjitha, i mban flokët të hidratuar dhe të pastër, sepse pastron deri në thellësi lëkurën e kokës. Përziej bashkë të njëjtën sasi të uthullës së mollës dhe ujit. Pasi ta kesh larë flokun me shampon, hidhe përzierjen në flokë (skalp) dhe masazhoje me mollëza për disa minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.

Majoneza: Disa njerëz nuk mund ta tolerojnë erën e majonezës në flokë, por ajo është një ushqyese mjaft e mirë e flokëve dhe vlerat ushqyese të saj janë të jashtëzakonshme. Aminoacidet dhe proteinat që gjenden në yndyrën e majonezës do t’i mbajnë flokët të fortë, të butë dhe të shkëlqyeshëm. Me një gjysmë filxhani majonezë, masazho skalpin dhe flokët e dëmtuar nga boja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon.

Avokado: Ky super ushqim do të hidratojë dhe ushqejë rrënjët në thellësi. Tulin e një avokadoje përzieje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe me një copë banane. Aplikoje maskën në flokët e dëmtuar, që nga rrënjët deri në maja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon.

Floke lyerje perberes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.