Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të kujdeseni për një mëlçi të shëndetshme

15:22 / August 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melcia 750x500 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëlçia është një organ vital dhe ka funksione të shumta që lidhen me tretjen dhe metabolizmin, ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve, pastrimin e toksinave nga gjaku dhe sintezën e proteinave. Edhe pse ka një aftësi unike për të rigjeneruar veten, nuk është e “pathyeshme”, ndaj zgjedhja e ushqimit ndikon në shëndetin e këtij organi.

Shumë ushqime të pasura me lëndë ushqyese janë të dobishme për mëlçinë, dhe perimet janë një grup veçanërisht i rëndësishëm.

  1. Panxhari

Ekspertët thonë se lëngu i panxharit është një eliksir i vërtetë i shëndetit dhe se është veçanërisht i rëndësishëm për një mëlçi të shëndetshme. Sipas një studimi, mund të ndihmojë edhe në luftën kundër disa llojeve të substancave kancerogjene. Më të rëndësishmit janë betalainët, një lloj antioksidantësh që gjendet tek panxhari që gjithashtu ka efekte anti-inflamatore.

  1. Brokoli

Hulumtimet e para, të kryera deri më tani te kafshët, tregojnë se kjo perime ka një efekt të dobishëm në tumoret e mëlçisë. Mekanizmi i saktë me të cilin arrihet kjo nuk dihet ende. Mund ta servirni të papërpunuar ose të gatuar, t’ia shtoni makaronave ose sallatave.

  1. Lakrat e Brukselit

Një tjetër ushqim nga lista e lakrës është i dobishëm për shëndetin e mëlçisë. Enzimat e tij gjithashtu pastrojnë toksinat nga mushkëritë, dhe ato janë më të fortat në perimet e papërpunuara. Mund t’i piqni edhe në furrë ose t’i zieni në zjarr të ulët. Të grira imët, mund t’i shtohen sallatave.

Brokoli mëlçi panxhari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.