Në momente ankthi, na krijohet ndjesia se s’do të mund të dalim kurrë prej aty. Megjithatë ka disa mënyra të thjeshta që na ndihmojnë të heqim dorë nga mendimet e këqija, të cilat do ju hyjnë në punë sipas ‘Woman’s Health’:
1. Hilja e akullit
Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund t’ju shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija pasi i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Diçka e tillë do t’ju rikthejë në gjendje qetësie.
2.Hilja e letrave
Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative dhe pyeteni veten në mënyrë të sinqertë nëse këto mendime përkojnë me realitetin tuaj. Studimet kanë treguar se mendimet e këqija na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitete të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më objektive.
3. Hilja e shkallëve
Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të fokusoheni tek ky ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendime të kota.