Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të mbajmë gjithnjë aromë të mirë

15:03 / January 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
best perfumes for women 2015
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aromë e mirë është një nga dëshirat më të mëdhaja që ka secili.

Dhe në fakt shkenca ka zbuluar se janë disa faktorë që as i çojmë nëpë mend por që në fakt ndikojnë në aromën që mbajmë. Fatmirësisht këto mund t’i përdorim në favorin tonë.

best perfumes for women 2015

1. Siç edhe keni dëgjuar tashmë, ju jeni ajo që hani. Dhe mesa duket mbani po atë erë. Julia Zangrilli, specialiste parfumesh dhe themeluese e kompanisë së shërbimit të parfumeve te klientët Nova, thotë që nëse doni të mbani erë të mirë, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm në lidhje me atë që vini nën lëkurën tuaj.

Best Bill Blass Perfumes for Women

2. Meqë po flasim për pijet, uji duhet të bëhet miku juaj më i mirë. Të qendrurit të hidratuar është diçka e mirë jo vetëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe për ta mbajtur lëkurën të butë, gjë që ndihmon parfumet të qëndrojnë më gjatë.

parffff

3. Duket si diçka që s’do mend por pastrimi i rregullt i veshjeve është shumë i rëndësishëm. Madje edhe zgjedhja e produkteve të duhura duhet patur kujdes. Bëni mirë të zgjidhni aroma të freskëta.

4. Njerëzit nuk e kuptojnë që vendi ku e hidhni parfumin përbën të gjithë diferencën. “Aroma ngrihet nga fundi në krye kështu që nëse spruconi me parfum zona të tilla si kyçet, kraharorin, zonat pas veshëve apo atë pubike do të përfitoni shumë nga parfumi,” thotë bashkëpronari i Aedes de Venustas Karl Bradl.

5. Tashmë parfumet nuk vijnë thjesht si të tilla por edhe në formën e kremërave, shampove apo sapunëve për trupin.

6. Ka disa mënyra për ta bërë aromën e parfumit të zgjasë më shumë. Bradl thotë që shumë nga konsumatorët përdorin Molecule 01 si bazë. Kjo e fundit është një aromë e përbërë nga një lëndë e caktuar. Gjithashtu jep një efekt feromonal kur vihet i vetëm.

Madje përzihet me erën natyrale të lëkurës duke lënë një ndjesi shumë të mirë. Por, kur përzihet me parfumë të tjerë, Bradl ka zbuluar që e bën këtë të fundit të zgjasë më shumë pa ndërhyrë aspak në performancën që jep.

hqdefault 3

7. Një tjetër këshillë për ta bërë aromën të zgjasë më shumë është që të fërkoni pak vitaminë E në lëkurë përpara se të aplikoni parfumin.

8. Pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta bërë aromën të zgjasë apo zgjedhjes së parfumit, të aplikuarit disa herë gjatë ditës është mënyra më lehtë dhe e shpejtë. Zangrilli thotë: “Lëkura është një organ i gjallë, që merr frymë, djersitës, i yndyrshëm që nuk mund të mbajë asnjë aromë gjatë.”

9. Të paturit të një arome të këndshme shkon përtej përdorimit të parfumeve, është çështje e stilit të jetës. Kjo dashuri për aromën duhet shprehur edhe në shtëpi, rroba, madje edhe në flokë.

10. Siç funksionon edhe me veshjet, parfumet duhen mbajtur të vënë dhe duhen provuar për të gjetur atë që ju pështatet më mirë. Aromat japin tjetër shije në njerëz të ndryshëm.

Aroma nga ana tjetër ndryshon edhe gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të ditur nëse e doni një aromë të caktuar është të merrni një provëz me vete, ta mbani të vënë për pak kohë dhe më pas të vendosni.

arome deshirat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.