Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit

23:08 / January 25, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ftohti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ZVOGËLONI MUNDËSITË PËR T’U RRËZUAR- Zvogëloni mundësitë për t’u rrëzuar gjatë muajve të dimrit, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira, të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, sigurohuni të vishni këpucë, të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar (pra, jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes, si dhe mund të mbani bastun për t’ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshqitshme.

SHENJAT E DEPRESIONIT-Duke ditur shenjat e depresionit, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit, shmangien nga miqtë dhe të afërmit dhe humbjen e dëshirës për të bërë ato gjëra, të cilat më parë ju i bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve, leximi i një libri etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi dhe nëse i përjetoni këto ndjenja, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë. Është normale të ndiheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes, i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla.

DIETA USHQIMORE ËSHTË E RËNDËSISHME-Duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell, kur është e mundur, ndihmojmë në shëndetin e kockave. Gjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si: qumësht i konservuar, patate, oriz dhe makarona, si dhe ushqime të konservuara – peshk ton e mish kutie. Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave.

BËHUNI PJESË AKTIVE E KOMUNITETIT KU JU BANONI- Bëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t’ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktiviteteve lokale. Në mungesë të tyre, përfshihuni në shoqërinë e komunitetit të komshinjve në pallatin ku ju banoni.

KUJDESUNI TË PINI SASI TË MJAFTUESHME LËNGJESH- Përpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve (p.sh. ujë, pije freskuese) dhe kujdes me sasinë e alkoolit që konsumoni, sepse në moshën e pleqërisë ju bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e rrëzimeve, si dhe ju bën të ndiheni më aktivë dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që ju të konsumoni 6-8 gota lëngje në ditë, ku përfshihen si lëngje të ngrohta, ashtu edhe të ftohta.

KINI PARASYSH KËTO RREGULLA, NË LIDHJE ME MBAJTJEN NGROHTË TË AMBIENTEVE KU JETONI-Temperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21°C dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatura e shtëpisë suaj është shumë e ftohtë, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie, si dhe të rrisë rrezikun për kriza zemre. Megjithatë, nëse temperatura e dhomës suaj bëhet mjaft e lartë, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrje, të ndiheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 18°C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur, po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë, pra nga kuzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër, e cila është e ftohtë, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj, për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj në parametra normalë, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër, e cila është e ftohtë.

Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi

• Të kryhet vaksinimi nga personat, të cilët nuk janë prekur nga virusi i gripit.
• Duhet të shmangen kontaktet me personat e sëmurë.
• Të shmangen ambientet e mbyllura dhe të ftohta.
• T’i kushtohet rëndësi higjienës personale.
• Duhet të ndiqen dieta të ekuilibruara, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe vitamina.
• Këshillohet marrja e vitaminës C, si edhe e multivitaminave.
• Kujdes duhet të tregojnë ata, të cilët kanë probleme pulmonare, kronike, kardiake, onkologjike, ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit, veshkave.
• Personat, të cilët paraqesin vështirësi në frymëmarrje, nxirje të buzëve duhet të drejtohen te mjeku, pasi mund të paraqesin pneumoni të rënda që e rrezikojnë shëndetin.
• Duhet të kryhen kontrolle të herëpashershme të tensionit dhe për ata që janë diabetikë, duhet të matin në mënyrë të rregullt vlerat e sheqerit në gjak
• Nuk rekomandohet marrja e antibiotikut sepse antibiotiku nuk parandalon asnjë komplikacion.

dimri ftohja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.