Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si të ndiheni më mirë? Njeriu ka nevojë për 8 përqafime në ditë

16:01 / July 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perqafim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimet shkencore kanë konfirmuar se përqafimi është kurë e shkëlqyer kundër vetmisë, depresionit, ankthit dhe stresit.

Përqafimi i ngrohtë dhe miqësor që afron dy njerëz bashkë sjell shumë të mira për mirëqenien fizike dhe atë mendore të njeriut.

Në kohët e sotme, ekspertët kanë vënë re një ulje të fortë të mirëqenies fiziologjike dhe fizike të njeriut.

Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë “Carnegie Mellon” analizuan të dhënat e 404 burrave dhe grave.

Këta të fundit dokumentuan luhatjet e humorit në një hark kohor prej 14 ditësh.

Sipas studiuesve, njerëzit që përqafoheshin një herë të vetme në një ditë të kaluar me konflikte, ishin në gjendje më të mirë shpirtërore se ata të cilët nuk i zgjidhin konfliktet me një përqafim.

Virxhinia Satir, një nga terapistet më të njohura në botë e ka theksuar rëndësinë e përqafimit në citatin e mëposhtëm.

Sipas saj: “Njeriu ka nevojë për 4 përqafime në ditë për mbijetesë, 8 përqafime në ditë për të qenë në formë dhe 12 përqafime në ditë për t’u rritur”.

Këto gjetje janë domethënëse. Dhe nuk ka aspak lidhje me aspektin femër – mashkull, por shtrihet thjesht mbi kontaktin fizik mes qënieve njerëzore.

Sipas tyre ndikimi i përqafimit mes dy njerëzve zgjat është i shtrirë në kohë dhe zgjat më shumë seç imagjinohej.

Përqafimi e nxit njeriun të mendojë dhe të besojë se mbështetja, përkujdesja dhe dashamirësia janë aty përtej konfliktit.

Njeriu Ka Nevojë Për 8 Përqafime Në Ditë

Përqafimi ofron ndjesinë e besimit dhe sigurisë duke i çelur kështu rrugën një komunikimi më të sinqertë.

Përqafimi rrit menjëherë nivelet e oksitocinës.

Ky hormon largon ndjesinë e vetmisë, zemërimit dhe izolimit.

Përqafimi i gjatë rrit gjithashtu nivelet e serotoninës duke përmirësuar humorin e njerëzve të përqafuar dhe duke i bërë ata më të lumtur.

Përqafimi forcon sistemin imunitar
Gjatë përqafimit, ngarkesa e shkarkuar emocionale rregullon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut.

Ato janë shumë të rëndësishme sepse luftojnë sëmundjet.

Përqafimi ka aftësinë të rrisë vetëbesimin tek njeriu.

Psikologët thonë se ledhatimet dhe përqafimet që njeriu merr në fëmijëri nga prindërit e tij lënë gjurmë në sistemin nervor edhe kur njeriu rritet.

Çdo përqafim i marrë gjatë rritjes sjell në subkoshiencë emocionet e bukura të ngulitura në nivel qelizor.

Përqafimi qetëson muskujt, përmirëson qarkullimin, ekuilibron sistemin nervor dhe largon dhimbjet. /AgroWeb.org

ndjenje nevoje njeriu perqafim vetmia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi/ Nevojë për reflektim dhe dëshirë për aventura të reja…

12:00 / November 16, 2025

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

11:02 / November 9, 2025

Meta u jep prindërve më shumë kontroll mbi ndërveprimet e adoleshentëve me Inteligjencën Artificiale

21:00 / October 18, 2025

Recetat natyrale kundër kollës

13:20 / October 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.