Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty! Ja disa nga mënyrat me anë të cilave, ju mund të shpëtoni nga to:
Bëni dush pas çdo stërvitje
Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të lani flokët dhe më pas trupin. Kjo sepse papastërtitë e skalpit nuk duhet të depërtojnë në trup, e sidomos në zonën ku keni puçrra.
Mos vishni rroba të ngushta
Përpiquni të mos vishni xhinse të ngushta. Në vend të tyre filloni të vishni pantollona të lirshme, të cilat nuk ua shtrengojnë pjesën e vitheve. Është shumë e rëndësishme, që rrobat e palestres të mos I mbani shumë në trup.
Mos i shtrydhni apo ngacmoni
Mundohuni t’I rezistoni dëshirës për t’I shtrydhur, sepse lëkura do t’iu acarohet dhe puçrrat do të përkeqësohen.
Vizitohuni tek një dermatolog
Është shumë e sikletshme të ja tregoni dikujt këto akne, mirëpo vizita tek një dermatolog për t’I larguar këto lloj akne është shumë e nevojshme për të shpëtuar një herë e mirë nga to.