Të njohura shkencërisht si “xanthelasma”, mjekët besojnë se këto depozita kolesteroli shfaqen kur prishet lidhja e brendshme mes qelizave dhe kapilarëve.
Kur kjo ndodh, kolesteroli mund të përhapet në gjak dhe në zonën e lëkurës ku krijon ato gungëza, shprehet Adam Scheiner, kirurg kozmetik i fytyrës dhe i lazerit në qepalla.
Një rast studimor ka treguar se një burri iu larguan vetë këto pika dhjamore duke mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit në një hark kohor prej 10 vitesh, por nëse nuk doni të prisni një dekadë ka disa mënyra për t’i trajtuar ato:
1.Lazeri
Së pari, mund të kërkoni një trajtim me lazer. Trajtimi me lazer e largon atë shtresë pas shtrese derisa të zhduket.
2.Kirurgjia
E vërteta është se trajtimi me lazer nuk funksionon për rastet e depozitave të trasha të kolesterolit dhe mund të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ndërhyrje je kirurgjikale. Në fakt, ky trajtim mund të linte shenja në qepallat tuaja, por procesi i rigjenerimit është më i shpejtë në rastin e ndërhyrjeve. Plus, nëse keni siguracion shëndetësor, mund të mbuloni shpenzimet e operacionit.
3.Peeling kimik
Keni dëgjuar për acidin trikloroacetik? Është një trajtim jo shumë I njohur por mund t’ju shpëtojë nga këto depozita dhjamore duke përdorur një reaksion kimik për të shpërndarë depozitat e kolesterolit.
4.Gjilpëra elektrike
Gjatë një procesi të quajtur ‘electrodessication’, mjeku do të përdorë një gjilpër të nxehtë për të shkaktuar djegie të vogla në lëkurën tuaj. Trupi ka aftësi të shkëlqyera të rigjenerojë vetveten kështu që edhe nëse ju shkaktohen disa djegie, në fund do të keni një lëkurë më të bukur. Megjithatë aget elektrike nuk janë aq precize sa lazeri dhe ndonjëherë mund të depërtojnë më thellë se ç’duhet në lëkurë.