Ervin Shahini i arratisur nga Shqipëria në vitin e mbrapshtë 1997 nuk e mendonte për asnjë çast se jeta e tij e re nisur në Korenë e Jugut do të trazohej në 2024, duke e rikthyer sërish përballë drejtësisë dhe ligjit.
Ditët e para të vitit 2024 agjentët e Interpol Tirana, të cilët janë tashmë njësi e specializuar për gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim, së bashku me kolegët nga Koreja trokitën në derën e banesës së Shahinit.
Emisioni “FactCheck” mëson ekskluzivisht se ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të falsifikuara. Në Seul ai kishte nisur një jetë të re e po ashtu kishte dhe një bashkëshorte nga Koreja.
Gjurmimi i Shahinit njohur ndryshe edhe si (Vrasësi i Taksistëve) nisi në 2015 për tu finalizuar me prangosjen e tij në vitin 2024.