Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Si u bë Shkëlzen Berisha një nga njerëzit më të pasur pa punuar asnjë ditë, gazetari i njohur i nxjerr ‘sekretin’

22:59 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkelzen Berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Adriatik Doçi është shprehur se SPAK duhet të hetojë pasurinë e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës.  

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Doçi shkruan se SPAK ka detyrimin ligjor dhe moral t’u shpjegojë shqiptarëve si u bë Shkëlzeni një nga njerëzit më të pasur pa punuar asnjë ditë.

Më tej ai shtoi se duke parë se si Shkëlzeni është bërë aksioner i pronave të mëdha në Tiranë dhe bregdet, sipas tij shpjegon edhe fakti se përse këta të opozitës nuk e prishin terezinë pas çdo humbje.

“Mirë dhëndri zë hollë që ngriti 19 kulla me 39 mijë euro, si trashëgimtar (i shpronësuar një herë) i 140 m2 tokë, po Shkëlzeni nga Viçidoli si u bë pronar me rreth 40 % i pronave të familjeve të mëdha në Tiranë dhe bregdet?!

Tani po e kuptoj se pse këta nuk e prishin terezinë pas çdo humbje. Fitojnë më shumë duke humbur!

SPAK ka detyrimin ligjor dhe moral t’u shpjegojë shqiptarëve si u bë Shkëlzeni një nga njerëzit më të pasur pa punuar asnjë ditë, por vetëm si i biri i Nongratës.

Me dosjen e Tigrit, SPAK tregoi se nuk i mungon as fuqia, profesionalizimi, as guximi, as teknikat e hetimit dhe as ndjenja e përgjegjësisë për besimin”, shkruan Doçi.

Pasuri sekreti Shkelzen Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.