Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u ndryshua në seancë masa e rivlerësimit të banesave, zbulohen prapaskenat e përplasjes Gjylameti- Balla

17:15 / December 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjylameti Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rivlerësimi i banesave të qytetarëve për t’i sjellë nga vlera historike në vlerën e tregut do të bëhet duke paguar tatim në masën 3 për qind, përgjatë periudhës Janar deri më 30 gusht 2020.

Përfitues llogaritet të jetë në rreth 50 mijë pronarë, ndërsa risi është që do të përfshihen në amnisti edhe objektet e palegalizuara.

Por ky vendim nuk ka kaluar pa debate brenda grupit parlamentar socialist. Do të ishte deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila do të propozonte në Komisionin e Ekonomisë masën prej 2 për qind, duke sigurar edhe mbështetjen e kolegëve të saj. Në këtë mënyrë në Komisionin e Ekonomisë do të rrëzohej propozimi me 3 për qind të bërë nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, si iniciator i amendamentit.

Edhe pse u duk një betejë e fituar në Komision dhe se seanca do të ishte vetëm një formalitet, burime nga PS bëjnë me dije se në seancë plenare me vendim grupi është vendosur për masën 3 për qind. Gjatë votimit nen për nen, Fatmir Xhafaj dhe deputetja Blerina Gjylametin do të votonin kundër duke mos iu bindur vendimit të grupit. Në tërësi, Gjylameti sikurse shihni edhe nga ky tabulat i siguruar nga tirananews.al do të votonte abstenim.

Ky votim i deputetes Gjylameti kundër amendamentit që e propozon tatimin në masën 3 për qind nga 2 që u votua në Komisionin e Ekonomisë, ka sjellë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, i cili do të kërkonte sqarime. Ndërsa ndaj Fatmir Xhafajt mësohet se nuk ka pasur asnjë reagim, ndonëse edhe ai mbështeti deputeten Gjylameti për të ulur edhe më tej tatimin për rivlerësimin e banesave nga ana e qytetarëve.

Aktualisht qytetarët paguajnë 15 për qind tatim të diferencës midis çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes. Ndërsa qeveria llogarit që me këtë amnisti, efekti në buxhet të jetë afro afro 3 miliardë lekë. / tirananews.al

gjylameti 1

gjylameti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.