Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u shantazhua pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, nga biznesmeni i njohur

21:28 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajm5 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Top Story u fokusua te përmbajtja e letrës që Çausholli i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe konfliktin që tentoi të krijonte.

Letra e dërguar në Ministrinë e Financave ka përmbajtje denigruese, fyese dhe shantazhuese ndaj pronarit të televizionit Ora News, zotit Ylli Ndroqi.

“Unë mendoj që është sulm për t’u mbrojtur nga kompania e tij, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka dashur të sulmojë apo të godasë Ora News apo Channel One”, tha Vasilika Hysi, avokate e Ylli Ndroqit.

Në letrën që mbante emrin e autorit të emisionit Top Story thuhej se kishte punuar me zotin Ndroqi dhe se kishte dijeni se pronari i Ora News pastronte rreth 1.2 milionë euro në vit nëpërmjet disa kompanive.

Pra, nëpërmjet kësaj letre, Çausholli kishte ndezur një konflikt mes Top Channel dhe Ora News, duke përdorur emrin e një gazetari.

“Personat që e ideojnë një skenar të tillë nuk synojnë vetëm dëmtimin e një individi brenda gazetarisë, por kërkojnë të godasin imazhin dhe gjithë misionin e mediave në përgjithësi, por ky rast e çdo rast tjetër, kur them tjetër edhe raste më të vogla se na kanë ardhur denoncime të ndryshme”, tha Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve.

Ky lloj intimidimi duket se është kthyer në fenomen për gazetarët. Nëse nuk do të ishte zbuluar nga autoritetet, konflikti mes dy televizioneve do të përshkallëzohej.

Qëllimi i letrës së Nadir Çaushollit ishte që të vinte në lëvizje Ministrinë e Financave, që drejtohet nga Anila Denaj. Nëpërmjet letrës, biznesmeni Ndroqi akuzohej për evazion fiskal dhe qëllimi ishte që ndaj tij të niste një hetim tatimor. / tch

ylli ndroqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.