Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Siguria për gjashtë vitet e ardhshme, Lleshaj kërkon angazhim maksimal të policisë bashkiake dhe pajisjen me dron

21:04 / December 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sander lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndihmën e 61 kryebashkiakëve të Shqipërisë për të luftuar kanabisin, krimet mjedisore, krimet ndaj pronës dhe jetën e deri tek dhuna. 

Në strategjinë ndërsektoriale për sigurinë në komunitet për 5 vitet e ardhshme (2021-2026), Lleshaj thekson se Policia e Shtetit është lënë e vetme kundër krimit duke siguruar rend pa ndihmën e bashkive. Në dokumentin e mëposhtëm, shkruhet qartë se Lleshaj kërkon angazhimin e policisë bashkiake, futjen e teknologjisë në patrullime si drone, etj, si dhe zyra policie në çdo bashki.

Në këtë mënyrë, sipas dokumentit që mban emrin e Sandër Leshajt, arrihet koordinimi e kontrolli i territorit. Me anë të këtij raporti, Lleshaj kërkon nga kryetarët e pushtetit lokal dhe 61 bashkive në vend, angazhim konkret në luftën kundër krimit.

“Në kuadër të zhvillimit të vendit dhe agjendës zhvillimore drejt anëtarësimit në BE, është i nevojshëm ndërtimi i një koncepti të ri të shërbimeve të të gjithë aktorëve në lidhjë me sigurinë, i cili synon që të krijojë një marrëdhënie të re ose të përforcojë përgjegjësitë aktuale të të gjithë aktorëve përkatës të tillë si organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, institucionet ligjzbatuese, Policisë së Shtetit si dhe rolit të qytetarëve, komuniteteve, si dhe institucionet e tjera jo qeveritare, duke përfshirë organizatat jo qeveritare, forumet qytetare, bizneset, institucionet fetare, mediet etj. Me fillimin dhe implementimin e procesit të decentralizimit, si dhe konceptit të sigurisë në komunitet, siguria publike tashmë ka pësuar një ridimensionim në mënyrën e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit. Kjo qasje e re do të materializohet në Strategjinë e re Ndërsektoriale  të Sigurisë në Komunitet, me anë të së cilës siguria në komunitet është përgjegjësi e të gjithë aktorëve përgjegjës në këtë fushë, që aplikohet në mënyrë demokratike dhe në përputhje me standardet dhe eksperiencat më të mira perëndimore.   Ky ridimensionim do të sjellë një gjithëpërfshirje të institucioneve në nivel qendror dhe vendor, të cilat kanë detyrimin ligjor për garantimin e sigurisë në komunitet. Në këtë mënyrë, siguria publike nuk do të jetë më kompetencë vetëm e Policisë së Shtetit, duke shfrytëzuar qasjen e deritanishme vertikale në garantimin e rendit dhe sigurisë, por ky koncept tashmë do të jetë më demokratik dhe në rrafshin horizontal, duke bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë qendrorë dhe vendor,”- shkruhet ndër të tjera në dokument.

Lleshaj kërkon edhe krijimin e një krijimin e një forndi të vecantë për sigurinë në komunitet, që do të kryhet tashmë nga Policia Bashkiake.

Sipas raportit, kjo masë synohet të realizohet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të punonjësve, duke ofruar trajnim dhe kualifikime me fokus përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të zonës policore në Akademisë së Sigurisë. Gjithashtu, marrjen e masave të ndryshme të lidhura me trajnimin e punonjësve të policisë në funksione dhe detyra të ndryshme, si dhe përmirësimin e kurrikulave e ofrimin e trajnimeve periodike për NSPK, patrullën e përgjithshme dhe aktorëve relevantë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Kryebashkiakë Lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.