Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban Blendi Çuçi shprehet se dikasteri që ai drejton ka nisur një partneritet të ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare.
“Implementimi i këtij projekti përmes asistencës së Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe homologëve finlandezë, dy prej institucioneve më prestigjoze në Europë dhe jo vetëm, thotë ministri, është një garanci e madhe për të çuar aty ku duhet standardet e sigurisë ushqimore në vendin tonë. Riformatimi i AKU-së në një Njësi Inteligjente, Ligji i ri për Shërbimin Veterinar dhe zbatimi i këtij projekti, besoj fort se do të na japin rezultate impresionuese për të gjithë”.
Thuhet se ky është fillimi i një transformimi rrënjësor të kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor.