Drejtori i ri i AKU-së nga sot është Agron Hetoja. Ministri i dikasterit të Bujqësisë Blendi Cuci gjatë prezantimit të tij në këtë post nënvizoi:
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hyjë në një fazë transformimi. Nisja e një programi 4-vjeçar partneriteti me Autoritetin e Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe homologët finlandezë, pasohet edhe nga ndryshimi i kreut të AKU-së. Sot prezantova drejtorin e ri të këtij institucioni, Agron Hetoja. Besoj fort se përvoja e tij e gjatë në drejtim dhe formimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, kanë për të qenë një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të përbashkët për ta shndërruar AKU-në në një Njësi Inteligjente.
Ministri nuk ka nguruar të falenderoj edhe ish drejtorin, duke e vënë thensin: “Punë lavdëruese ka bërë në këtë institucion edhe Agim Ismaili, të cilin e falenderoj sërish dhe i uroj suksese në detyrën e re. Siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. E domosdoshme është gjithashtu edhe përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore në vendin tone”.