Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Siguria ushqimore, ministri Salla diskuton me misionin e Bankës Botërore

16:41 / October 2, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 10 02 at 16.13.01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme ishte në fokus të bisedës së ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë takimit me misionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua ecuria e bashkëpunimit aktual dhe u ndanë vizionet për thellimin e mbështetjes ndaj sektorit bujqësor shqiptar.

Në fokus të bisedës ishte projekti CRAD- “Qëndrueshmëria Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë” në Shqipëri, i cili po jep një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit dhe integrimin e teknologjive moderne.

Ky projekt synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, rritjen e vlerës së produkteve bujqësore, forcimin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e sistemeve moderne të vaditjes dhe kullimit.

Palët diskutuan orientimet dhe masat që duhen ndërmarrë për avancimin e projektit, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme, në përputhje me vizionin strategjik të Ministrisë “Bujqësia 2030”, ku fermeri mbetet në qendër të politikave për zhvillimin rural të qëndrueshëm.

WhatsApp Image 2025 10 02 at 16.13.02 1
WhatsApp Image 2025 10 02 at 16.13.02
WhatsApp Image 2025 10 02 at 16.13.01 1

andis salla Bujqësia siguria ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.