Kryeministri Edi Rama pa nga afër standardet që afron shërbimi i një thertoreje në Vlorë, prej nga ku foli edhe për sigurinë ushqimore dhe panalitetet me të cilat tha se do të përballen abuzuesit, në të ardhmen.
“Në thertoren “Shushica”, një nga modelet e reja. Më parë se të vihej rregulli egzistonte çmenduria e therjes së bagëtive në rrugë, ku të mundnin e si të mundnin. Deri pak kohë më parë të investoje në thertore ishte të investoje në faliment. Atyre që kundërshtojnë gjoja në emër të qarjes së hallit fermerëve se po ju mbyllet “rruga e ekonomisë”, përgjigjia është rritja e sigurisë ushqimore dhe standardet e therjes janë A-ja e padiskutueshme.
Me paketën e re penale do të vendosim rregulla shumë strikte dhe kush i shkel do të përballet me ndëshkime të forta”, shkruan Rama teksa poston videon nga thertorja.
