Aktorja Olta Gixhari është prekur teksa fliste për djalin e saj.
Gjatë një bisede me Kiara Titon, banorja e “Big Brother VIP”, me sytë me lot, u shpreh se djali sikur e ndjente që ajo do ikte pasi u lidh më shumë me të kohët e fundit.
“Dua ta shoh sesi më sheh, ça bën, nuk e kam parë asnjëherë sesi reagon kur më sheh në televizor, do doja ta shikoja si reagon, ça thotë, a më kujton, nuk e di si po reagon ai kur më kërkon në shtëpi dhe nuk jam. Është lidhur shumë dhe me mua. E di çfarë më ndodhi? Para se të vija këtu pati një lidhje shumë më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja, vinte natën më zgjonte nga gjumi, më përqafonte.”