J Balvin është bërë baba për herë të parë. Ishte partnerja e artistit, modelja Valentina Ferrer ajo që e dha lajmin përmes një postimi në Instagram se vetë Balvin është shumë i rezervuar kur vjen puna te jeta private.
“4 ditë me dashurinë më të mirë”-shkruan Valentina krah fotos ku tregon vetëm këmbën e vogëlushit.
Çifti i ka vendosur djalit emrin Rio.
