Reperi i njohur shqiptar me origjinë kosovare, Majk, refuzoi të japë intervistë për moderatorin e emisionit “Ora Verore”. Pavarësisht insistimit të moderatorit, reperi nuk pranoi të intervistohej pasi tha se ishte shumë i lodhur.
Pavarësisht refuzimit, Ronaldo Sharka respektoi vendimin e reperit, duke theksuar se Majk është një ndër të paktët reper shqiptar që këndon live.
“Ne e mirëkuptojmë Majkun, sepse lodhet, pasi këndon live. Faleminderit!”, shprehet gazetari.