Silvjo Berluskoni do të mbetet gjatë pjesë e klubit të Monzës. Skuadra italiane ka zbuluar një pllakadë në stadiumin e saj, me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian.
Në pozicionin ku ulej Berluskoni, citohet edhe shprehja e famshme që motivoi lojtarët për tu ngjitur nga Serie C në elitën e futbollit italian.
“Kush beson lufton, kush beson i kapërcen të gjitha pengesat, kush beson tek ajo fiton”. Silvjo Berluskoni u nda nga jeta në muajin Qershor pas një beteje të një infeksioni të mushkërive të lidhur me një leuçemi kronike.