Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i është bashkuar TikTok-ut, si një platformë që e afron më shumë me të rinjtë.
Berlusconi, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, po planifikon një rikthim politik në zgjedhjet e 25 shtatorit, pasi dorëheqja në korrik e kryeministrit, Mario Draghi, e zhyti vendin përsëri në një krizë politike.
Pavarësisht se ai zotëron gjigantin mediatik “Mediaset’, si dhe kompaninë më të madhe botuese në vend, “Mondadori”, 85-vjeçarit kjo platformë i jep një mundësi për t’u angazhuar me një audiencë tjetër më të re.
Paraqitja e Berlusconit në TikTok është strategjike. Shumë liderë politikë po i bashkohen Tik Tok për të ndarë mesazhet e tyre dhe për t’u bërë thirrje votuesve për të votuar për partitë që ata përfaqësojnë.