Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që prej vendosjes së barrikadave nga serbët e veriut.
Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, por kësaj radhe prekin edhe Kosovën.
Në foto duket simboli “Z” në hartën e Kosovës. “Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Telegram” rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, shkruan ajo.