Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sindikata e Policisë kundër urdhrit për heqjen e gradave për inspektorët

12:52 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
festat e fundvitit policia masat 1280x667 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Urdhri i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, per shkrirjen e gradave te inspektorëve te policise se shtetit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda rradhëve të uniformave blu. Reparti RENEA, FNSH si dhe shumë struktura të tjera janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me gradën inspektor i thjeshtë prek pagën e tyre, por edhe nuk u jep mundësinë e promovimit.

“Ka një mospërputhje mes urdhrit të ministrit, ose më mirë të themi jo tek urdhri, sepse urdhri është i ligjshëm, por tek organigrama. Një pikë e organigramës që bën fjalë për ndihmës pecialistët, tek disa struktura që bie ndesh me VKM-në, me vendimin e qeverisë. Sepse është lënë me një gradë. Inspektor. Në një kohë që të gjitha strukturat e nivelit zbatues, 56 struktura që parashikohen në vendimin e qeverisë, përfitojnë të trija gradat sipas vendimit. Me ligj i takon qeverisë të bëjë ekuivalentimin e gradës me funksionin dhe këtë nuk e ka kompetencë ministri.”

Sipas Fishtës, struktura e re trajton në një njëjtat kushte një inspektor që sapo ka dalë nga Akademia e Sigurisë me atë që mund të ketë 15 apo 20 vite eksperiencë pune brenda radhëve të policisë.

“Grada e inspektorit ndryshon me gradën e inspektori dytë dhe inspektori i parë. Pra këto dy nivele kanë pagë tjetër me inspektorin. Kështu që është non sens sepse një forcë speciale, një punonjës policie, një trup renea, forca të posaçme, ato të ruajtjes së dëshmitarëve, nuk mund të barazohen me një punonjës që kanë kualifikime të veçanta me një punonjës që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. Dhe vendimi me të drejtë i ka parashikuar tre grada.”

Sa i takon trajtimit financiar Inspektori i Parë merr 5 mijë lekë të reja shtesë, ndërsa ai i dytë merr 2 mijë lekë më shumë sesa inspektori i thjeshtë.

grada Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.