Sipas hulumtimit të bërë nga Ministria amerikane e Bujqësisë, tregon që të gjithë ne gabojmë kur para konsumimit shalqirin e fusim në frigorifer për t’u ftohur.
Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe materieve ushqyese.
Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome në mënyrë që t’i ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur.
Edhe një gjë të cilën shkencëtarët e kanë zbuluar është që shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të vilet, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbajmë në temperaturë dhome.
Kur e fusim në frigorifer, ai proces dukshëm ngadalësohet. Në kuadër të hulumtimeve shkencëtarët për 14 ditë, shalqirin e kanë lënë në 21, 12 dhe 5 gradë dhe ka rezultuar që ata të cilët kanë qenë të ruajtur në 21 gradë kanë pasur 40 për qind më shumë likopene dhe nga 50 deri në 139 për qind më shumë beta-karoten.
Çdo artikull në frigorifer humb materiet ushqyese. Prandaj shalqi duhet blerë sa keni llogaritur që do të hani.