Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka zbarkuar në jug të Gjermanisë. Gjenerali i Komandës së Trajnimit, Steve Carpenter e quajti këtë organizim ushtarak një “javë të shkëlqyer” për NATO-n, duke shtuar se, aleanca do të mbronte çdo kryeqytet të një vendi anëtar, ndërsa kahu lindor konsiderohet si më i rrezikuari.
NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë në Gjermani me baza të shumta ushtarake dhe logjistike. Afërsia e Gjermanisë me enklavën ruse të Kaliningradit e bën atë një nga vendet më të rëndësishme anëtar të NATO-s, por edhe vendin me gatishmëri të lartë në rast lufte.
Si provë, të enjten Landi i Westfalisë në Gjermani u zgjua nën sirenat e alarmit, për të testuar nivelin e vigjilencës tek popullsia civile dhe gatishmërinë e tyre. Sirenat u dëgjuan deri në qytetin e Bonit. Hera e fundit që u dëgjuan sirenat në të gjithë Gjermaninë, ishte në shtator 2023.