Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Rripin e Gazës, ushtria izraelite thotë se sirenat e sulmit ajror po bien në të gjithë Izraelin qendror, për shkak të raketave që lëshohen nga Gaza.
“Miliona izraelitë po vrapojnë drejt strehimoreve të mbrojtura nga bombardimet”, tha IDF në X, së bashku me një hartë që tregon vendndodhjet paralajmëruese.
Që prej 7 Tetorit, IDF thotë se mbi Izrael janë hedhur rreth 8000 raketa.
Ndërsa sa i përket sulmit mbi Gaza, më herët, zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha:
“Ne sulmojmë me forcë të madhe. Sonte dhe çdo ditë, sonte tani ka një sulm të rëndësishëm.”
Ndërkohë, gazetari i BBC shprehet se sulmet e mbrëmjes së 5 Nëntorit, mund të jenë më intensivet që nga fillimi i luftës.
Ai thotë se sulmet janë përqendruar në veri-perëndim të Gazës, në kampin e refugjatëve, i njohur gjithashtu si kampi i Shatit, tashmë i bombarduar rëndë.