Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Siria lëshon urdhër-arrest për ish-Presidentin Assad

16:00 / September 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758979334xzdrtttjpg 682
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.

Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Tawfiq al-Ali.

Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik. Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive.

Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën, sipas avokuesve për të drejtat e njeriut. “Vendimi i gjyqësorit i hap derën shpërndarjes së njoftimit përmes Interpol-it dhe ndjekjes së rastit në nivel ndërkombëtar”, tha gjyqtari al-Ali.

Ai shtoi se ky hap vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjarët e viktimave. Dara konsiderohet si vatra e kryengritjes kundër Assadit. Mediat siriane raportuan se Ministria e Drejtësisë e lëshoi fletarrestimin të enjten nën akuza që përfshin po ashtu sulm me qëllim të nxitjes të luftës civile.

Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Udhëheqja e re po synon që të fitojë mbështetje ekonomike ndërkombëtare me qëllim që të rindërtohet shteti i shkatërruar nga lufta./REL/

assad siria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.