Juventusi është mundur nga Real Madrid në Ligën e Kampioneve dhe ka çuar në 7 numrin e ndeshjeve radhazi pa gjetur fitoret. Për herë të fundit bardhezinjtë kanë fituar në shtator, kur përballeshin me Interin në ndeshjen e çmendur që përfundoi 4-3 falë golit në shtesë të Axhiç. Por që atëherë, ka nisur një seri e pabesueshme ku janë regjistruar 5 barazime e pastaj 2 humbje, me Komon e Realin që morën maksimumin e pikëve brenda pak ditësh përballë bardhezinjve.
Një ecuri e tillë pa fitore për Juventusin nuk ndeshet që nga periudha prill-maj 2009, kur skuadra ishte në krizë rezultatesh nën drejtimin e Klaudio Ranierit. Asokohe, seria u ndal në kuotën e 8 ndeshjeve pa fitore.
