Në një situatë të tensionuar politike kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm Taulant Balla bëri të ditur se është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesa për nisjen e procedurave të shkarkimit të kreut të shtetit.
Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.
Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti ne nje takim qe ka zgjatur rreth 2 ore, i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi është botuar ne Fletoren Zyrtare.
