Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në një lidhje me skype me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për situatën me koronavirusin në vend.
“Unë nuk e konsideroj si alarmante situatën por super alarmante dhe askush nuk e di se si do të jenë zhvillimet. Të thuash se gjërat do të shkojnë mirë je i papërgjegjshëm, është një virus i ri, i panjohur, ka një numër të madh viktimash, vendet më të fuqishme të botës janë në alarm maksimal. Unë them se në përballjen me epideminë ka faktorë shumë dimensional. Që në fund të Janarit e kam ngritur alarmin dhe këtë e bëra duke parë se si reagonin vendet e tjera.
Shqiptarët janë terrorizuar, duhjen qetësuar, jo duke nxjerr ushtarë me mitraloze, jo duke kërcënuar. Të shikosh deklaratën e fundit të OBSH-së kërkon atë që kemi thënë gjithmonë, testim. Ital;ianët kanë filluar ta implementojnë tani konceptinn e testimit horizontal që ka efekt edhe për ekonominë ede për zbulimin e rasteve.
Unë jam dakort dhe ju bëj thirrje qytetarëve ta respektojnë distancimin social. Por masat janë shumë më të gjëra se aq. Ai që fiton zgjedhjet ka edhe një program me të cilin ai doli për shëndetësi falas. Nëqse do e kishte arritur këtë premtim ai do të ishte më i besueshëm sot. Ka mungesë transparence, unë jap mendime port ë isha unë do të ulesha dhe do të dëgjoja mendime para se të merrja vendime. Ai nuk i di të gjitha, nuk është më I zoti se të tjerët, nuk ngrihet sistemi shëndetësor as për një ditë as për dy vjet”, tha Shehu.
Ai u pyet nga Xhaxhiu nëse ka frikë nga virusi se mos prek edhe atë
“Vetëm budallai nuk ka frikë. Është kosheinte, nuk kam frikë apo panic, por rreziku duhet zgjidhur dhe përballuar”, tha Shehu.