Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, nënvizoi se situata për Ukrainën në front është jashtëzakonisht e vështirë. I pyetur nëse Ukraina është duke “fituar apo humbur” konfliktin me Rusinë, Stoltenberg tha se situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë.
“Rusët tani po ushtrojnë presion në shumë fronte. Ofensiva e madhe e nisur nga ukrainasit verën e kaluar nuk dha rezultatet që prisnim të gjithë. Ne shohim se si Rusia po forcohet tani, si po blen dronët nga Irani, po ndërton fabrikën e saj të dronëve për të prodhuar dronët e saj”, tha ai.
Për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me Kievin, Stoltenberg theksoi se mbështetja e aleancës për Ukrainën nuk është bamirësi.