Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata në Konispol po përmirësohet, deputeti Bido njofton ndërhyrjet dhe në Bistricë të Madhe

18:44 / November 22, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
588530735 1393240802358095 1858916872422703614 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit. Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar dhe ka shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës. Ai bëri të ditur se punimet janë në proces dhe pritet të përfundojnë brenda rreth një jave.

Bido informoi se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë regjistruar dëme në blegtori për shkak të përmbytjeve. Në Delvinë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime në disa fshatra, ku Forcat e Xhenios po punojnë për të rikthyer qarkullimin në akset që lidhin Lefterhorin, Rusanin, Vllahatin, Kakodhiqin dhe zonat përreth.

Situata në Konispol ka nisur të përmirësohet. “Ujërat janë tërhequr nga fshati Vrin dhe hidrovori është vënë në funksion të plotë, duke lehtësuar pastrimin e fushës së përmbytur”,-tha Bido. Ai siguroi se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në zonat e prekura, duke u angazhuar për parandalimin e dëmeve të mëtejshme dhe rikthimin e normalitetit në komunitetet e përfshira.

Ardit Bido konispol përmbytje shi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.