Shefi i OKB-së, Antonio Guetteres tha se Sudani po shkon drejt vdekjes dhe shkatërrimit, teksa u kërkoi donatorëve të ndërhyjnë dhe të frenojnë katastrofën që po shpaloset.
“Shkalla dhe shpejtësia e zbritjes së Sudanit drejt vdekjes dhe shkatërrimit është e paprecedentë. Pa mbështetje të fortë ndërkombëtare, Sudani mund të bëhet shpejt një vend i paligjshmërisë, duke rrezatuar pasiguri në të gjithë rajonin,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në një konferencë.
Ushtria sudaneze, e udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, që nga 15 prilli po lufton me forcat paraushtarake të komanduara nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Daglo, në një luftë të ashpër për pushtet.
Kombet e Bashkuara kanë dy apele për trajtimin e krizës, reagimin humanitar brenda Sudanit dhe reagimin e refugjatëve jashtë kufijve të tij, shkruajnë mediat e huaja.