Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka bërë me dije se universiteti do të vijotë të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në datën 6 dhjetor 2019.
Koni në një reagim shkruan se situata është shumë shqetësuese dhe mësimi do vijojë të jetë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.
“Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, shkruan Koni.