Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë. Dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para, ndërsa autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve.
Nga ana tjetër, formularët të cilët pasagjerët duhet të paraqesin në pikën kufitare skadojnë dhe duhen formularët e rinj.