Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Xhemi Shehu është shumë aktive nëpër rrjete sociale. Ajo nuk ngurron të publikojë foto nga përditshmëria e saj, si dhe të bëhet subjekt kritikash e lëvdatash.
Së fundmi, Xhemi ka publikuar një foto ku duket në ambientet e një palestre, teksa bën ushtrime fizike. “Oooo Xhemi, nuk je 20 vjeç që të rregullosh bythët, mosha bën të vetën s’bëhet gjë me zor, qetësohu se je mirë për moshën që ke”-i ka shkruar një ndjekës.
Mirëpo, Xhemi nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Problemi jot që mendon se në palestër shkohet për të rregulluar bythën, prandaj po të përgatis, që këtë pozë mund ta shohësh edhe kur të shkoj 60”-i ka shkruar moderatorja.