“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”.
Me këto fjalë, deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka shprehur emocionin e ardhjes në jetë të djalit të saj.
Përmes një fotoje të ëmbël publikuar në facebook, Gjylameti ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit. Ai quhet Kron. Kujtojmë që Blerina Gjylameti është nënë e një djali 10-vjeçar.