Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me teoritë konspirative që po qarkullojnë lidhur me koronavirusin.
I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, Rama përmendi disa nga teoritë që kishte dëgjuar, madje për disa prej tyre ishte akuzuar edhe si bashkëpunëtor.
“Koronavirusi është një lojë e madhe, disa thotë që qenkam informuar dhe unë. Jo se jam nismëtar por thjesht jam informuar. Jam ushtar që bëj lojën për të eliminuar të vjetrit sepse s’kemi lekë për pensionet. Kam dëgjuar edhe Iluminatin e Masonët. Kam dëgjuar edhe këtë të 5G. Nuk ka 5G në Shqipëri. Dihet që Shqipëria ka pasur qëndrim shumë të qartë për këtë gjë. Që kjo të jetë një lojë e madhe dhe të zbulohet nga ata që marrin me kopje maturën dhe shkojnë në universitet dhe s’dinë të lidhin dy fjalë,”-tha Rama.