Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“S’ka konflikt në PS”, Pjerin Ndreu: Pa Veliajn, Tirana nuk bëhet

11:34 / January 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka folur përmes një lidhjeje Skype për Klan News sa i takon situatës parazgjedhore e jo vetëm. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai theksoi fillimisht se “historia që administrata publike përdoret për vota”, s’është gjë tjetër veçse alibi e opozitës.

“Është e papranueshme, absurd!”, tha Ndreu.

Më tej, ai shtoi se Shqipëria sot shihet ndryshe në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria nuk është ajo e 10 viteve më parë, sot jemi në një tjetër stad. Duhet të takosh emigrantët se çfarë flasin për Shqipërinë e shqiptarët, ka ndryshuar qasja e botës ndaj nesh. Ne e kemi psikozën që duhet të vjellim vrer ndaj njëri-tjetrit, por Shqipëria është më pranë BE-së, samitet po bëhen në Tiranë. Gjithkush në shtëpinë e vet ka defekte, por nuk është argument kjo. Më mirë se ne nuk e bën dikush, aq më tepër ata që janë provuar. Janë futur në kaos.”

Foli edhe sa i takon “përforcimeve” në ekipin e drejtuesve politikë të Partisë Socaliste në kryeqytet. Sipas Ndreut, kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me thirrjen e kreut të bashkisë Tiranë në SPAK. Deklaroi se “pa Veliajn, Tirana nuk bëhet”.

“Që nis çështje penale nuk do të thotë se jemi fajtorë, s’mund të kryqëzohemi publikisht. Ato mund të fillojnë kohë pas kohe, dhe ka një nen që flet për prezumimin e pafajësisë. Shtimi i kapaciteteve të punës, ndarja e zonave vjen prej zgjerimit të Tiranës. S’ka lidhje me Veliajn, sepse pa Veliajn Tirana nuk bëhet dhe kjo është e qartë! Konflikt nuk ka, në PS-në ka vite që mundohen të frymëzohen konflikte, por është një skuadër që do shkojë në zgjedhje kompakt me të gjithë faktorët që ka tashmë. Të heqim dorë nga anatemimi publiK i njerëzve për shkak se nisin çështje penale. Ne shkojmë sa herë na thërrasin, japim deklarime. Në fund të fundit, ne ketë drejtësi kërkuam! Marrin militantët dhe bëjnë presion para drejtësisë, sepse janë mësuar. Ne po ulim kokën dhe shkojmë…”, tha Ndreu.

erjon veliaj pjerin ndreu PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.