Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë për gazetarin e Fax Neës Fatjon Gjinaj, tha se 3 grupe pune pranë ministrisë së brendshme, po rishikojnë pagat për punonjësit e këtij sektori.
Sipas Goxhajt, veçanërisht zjarrfikësit që veprojnë në Tiranë kanë një fluks të madhe pune gjatë të gjithë vitit, dhe për këtë është e nevojshme që të bëhet një ridiskutim për pagën minimale të tyre, pasi për çdo vit eksperiencëm atyre iu rritet 1% paga.
“Në stinën e verës ne mbulojmë edhe zonat rurale, përveç kryeqytetit, kemi hartuar një plan masash që konsiston në radhë të parë me gjendjen e gadishmërisë së trupës, ndalohet rreprtësisht dhënia e lejes për punonjësit e terrenit, me përjashtim të rasteve të rralla.
Ju do bëni pyetje si për qytetarë normalë, është muaji Qershor që lejohet që të bëjnë pushime, plani i masave është nga 1 Korriku deri në fund të muajit shtator, është një grup i gatshëm që ky grup i gatshëm duhet të jetë me patjetër në Tiranë, edhe mua që më shikoni këtu ditët e pushimit i kemi të kufizuara.
Ne kemi në Kombinat, në institutin bujqësor, në Kinostrudio, në qytetin studenti, pranë Mulletit dhe në 21 Dhjetor, kemi krijuar një unazë për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes, mbas 40 viteve kemi ndërtuar një gjë nga e para, në zonën e Kinostudios, i cili do të jetë model.
Kemi shtuar 50 forca shtesë për të përballuar emergjencat, po punojmë çdo ditë bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që shërbimi zjarrfikës të jetë në nivelet më të larta. Sipërfaqa që ne mbulojmë është e madhe, në zonat urbane nuk ka dalë asnjë situatë nga kontrolli.
Ka pasur ankesa për orët shtesë të zjarrfikëseve, është një VKM për të cilët zjarrfikësit nuk kanë qenë shumë dakord, pasi financiarisht ne varemi nga ministria e brendshme, po jap lajmin e mirë dhe për zjarrfikësit, që ne po rishikojmë VKM-të e trajtimit financiar për zjarrfikësit, ne i kemi zbatuar VKM-të ashtu siç janë.
Paga minimale duhet të ndryshojë, duhet të ngrihet, pastaj është me gradë, nëse një punonjës ka pasur 20 vite në shërbimin zjarrfikës atij i është rritur paga me 20%, ose e thënë ndryshe me 1% për çdo vit shërbimi.
Ne kërkojmë rritjen e pagës bazë, për punonjësit e rinj, kërkojmë që të ketë një njësim pagash, të paktën në nivelin e policisë së shtetit, po punojnë 3 grupe pune në ministrinë e brendshme për këto kërkesa.
Zjarrfikësit e bashkisë së Tiranës, e ka problematikën gjatë gjithë vitit, pasi dihet që bizneset janë të përqëndruara kryesisht këtu, gjë që nuk e kanë qytetet e tjera”, u shpreh mes të tjerave Goxhaj.