Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”S’kam lidhje me ineceneratorin”, deputeti i PS padin Këlliçin

20:38 / October 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca kellici 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca ka hedhur poshtë akuzat e Belind Këlliçit, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ndreca ka paralajmëruar se do ta padisë Këlliçin në SPAK për shpifje, ndërsa tha se do t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Arsimit për “pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme”.

Postimi i Ndrecës

Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e të diturit deri në klasë të tetë), sot ka bërë një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunist i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj.

Shumë mirë ke bërë more bolshevik i vockël i komunistit të madh, por do të lutesha shumë që kur ti drejtohesh SPAK:

Të shkruash emrin tim saktë, pastër dhe pa asnjë gabim.
Të bësh kallëzim penal dhe jo “informacion”, siç e keni bërë zakon sëfundmi.
Të vesh qartë pastër dhe pa gabime veprën penale që kam kryer.
Se unë kam ndërmend të jem i saktë fare:

Në padinë për “shpifje” që do marrësh si një rrenacak kampion i kampionatit tuaj të rrenës.

Në kallëzimin (jo informacion) për “kallëzim të rremë”, me emër, mbiemër dhe arsimin tënd tetë klasë.

Në kërkesën që do i bëj Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme.

Në kërkesën që i drejtoj Ministrisë së Turizmit të të mbajë lekët që ke marrë si drejtor, duke pasur si kriter arsimor vetëm tetë klasë, duke thyer kështu edhe rekordin e injorancës në shtet, që mbante Lalë Krosi, këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”.

Në kërkesën që do i drejtoj KQZ, që kandidatëve për deputet me tetë klasë shkollë t’ju verifikohet deklarata e pranimit në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike.
Për të treguar saktësinë time, po bashkëlidh me foto vertetimin e shkollës së mesme që provon faktin, që bolsheviku i ri ka mbaruar 4 vite nga 5 që duhet të mbaronte dhe që nuk ka kryer maturën shtetërore.

P.s. Medet ta dinte Trump se kujt po i jepte dorën.

Belind Këlliç Plarent Ndreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.