Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandal në Qendrën e Grave të Dhunuara: “Burri deshi të më hidhte burri nga ballkoni, këtu foshnjat pa ushqim u japim ujë me sheqer”!

21:30 / November 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
405274167 874439834176504 3552372221153321679 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skandal ka ndodhur me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon aty.

Emisioni Fiks Fare zbuloi se qendra e njohur nuk ka ushqim për fëmijët edhe pse aty strehohen nëna me foshnje. Kushtet e vështira në qendër kanë detyruar shumë gra të dhunuara të largohen nga aty. Madje dhe vetë punonjëset me shumë lehtësi u tregojnë derën, kujdo që ankohet apo kërkon diçka.

Dy gra të dhunuara të strehuara në këtë qendër kanë treguar kalvarin e vuajtjeve aty, ku thonë se fëmijët e tyre nuk flejnë gjithë natën nga të pangrënët. E dhunuara e parë, e cila prej 5 muajsh është në atë qendër, tregon se kur ajo ka shkuar ka gjetur 10 gra, por nga kushtet e këqija u larguan. Duke uruar të mos jenë kthyer tek dhunuesit!

Ndërkohë problem i tyre kryesor është ushqimi për fëmijët. “Jemi shtatëzëna të dyja, mirë për ne që s’ka asgjë, po për fëmijët që janë të vegjël, njëri është anemik, qan gjithë natën për të ngrënë”- thotë njëra grua duke qarë.

Emisioni investigativ solli me zë dhe figurë bisedat e grave të dhunuara, njëkohësisht nënat e dy fëmijëve 9 dhe 20 muajsh me punonjëset e qendrës. Këto të fundit ju thonë grave që fëmijët t’i ushqejnë me uji dhe sheqer.

Në bisedën e nënës me punonjësen, kjo e fundit e revoltuar i thotë disa herë gruas së dhunuar “po të pëlqeu mirë, po s’të pëlqeu këto janë kushtet”, ndërkohë nuk harron t’i thotë që mos e lërë fëmijën me barkun bosh, por t’i japi ujë me sheqer.

Nëna e njërit prej fëmijëve tregon se djali i saj 9 muajsh ka 4 ditë pa ngrënë, ndërkohë punonjësja i thotë skuqi pak miellë me ujë. Justifikimi i punonjëses për mungesën e lëngjeve të frutave është se ato kanë shumë sheqer. ‘Nuk sjellim lëngje frutash se kanë shumë sheqer, jepuni ujë me sheqer fëmijëve, edhe kur s’keni qumësht mos jua lini barkun bosh, ujë me sheqer jepuni”- thotë punonjësja.

Punonjëset janë shumë të prera me gratë e dhunuara, nëse duan të rrinë le të rrinë, përndryshe u tregojnë derën.

Gazetarëve të Fiksit punonjësja sociale, Marinela Muçobega, u tregon se kjo ka ardhur nga mosmenaxhim i mirë nga punonjëset. Ajo shprehet e keqardhur për situatën e krijuar, “por që sot do gjejmë donatorë për qumësht dhe ushqime për fëmijët”, ndërkohë punonjësja thotë që kjo gjë ka ndodhur vetëm njëherë. “Aq i kemi mundësitë” shprehet punonjësja duke pranuar kështu mungesën e ushqimit në qendër. Qendra është private dhe funksionon me donatorë.

dhunuara grave qendra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.