Alma Kaçi, e cila u arrestua më 24 qershor pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në një intervistë për emisionin “Breaking”, ka deklaruar se e gjithë barra po i bie djalit të saj 12 vjeç.
Duke folur për videon, Kaçi u shpreh se uron që djali i saj të mos e shohë videon.
“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata. E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Kaçi.