Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skandali me të dhënat personale, Balla: Nuk korrespondojnë me ato të PS, të dhënat e ID gjenden për 12 euro

23:12 / April 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla2 770x429 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se të dhënat e databazave të servirura nga portali Lapsi.al nuk i përkasin PS-së. Balla theksoi se Partia Socialiste ka një aplikacion, ku simpatizantët dhe anëtarët regjistrohen dhe i ofrojnë vetë të dhënat e tyre.

Balla theksoi se të dhënat e kartës së identitetit, prej një gabimi të bërë nga Partia Socialiste vite më parë, mund të sigurohen për 12 euro. PS sipas tij e ka denoncuar këtë skandal, e madje është në pritje që të zbardhet nga Prokuroria edhe publikimet e portalit Lapsi.al.

“Ajo që janë servirur nga Lapsi.al nuk korrespondojnë me databazin dixhital të PS. PS ka një aplikacion, ku gjithsecili që dëshiron të jetë anëtar apo simpatizant ka të dhëna dhe logohet. Partitë bëjnë një gjë që quhet census. Ato fotografi të dala nga një media e opozitës s’janë të PS. Ju konfirmoj me përgjithësi, sepse po të doni iu vendos në këtë aplikacion të dhënave që hidhen dhe hidhen me autorizimin e personit. Listat e zgjedhësve i dorëzohen zyrtarisht partive nga KQZ. Numri i ID plotësohet historikisht kur shkon me votuar, në këto zgjedhje s’do të ketë nevojë, sepse do të identifikohesh në mënyrë biometrike.

Ajo që po ju them është që PS që ngre akuza për këtë çështje, i ka pasur këto të dhëna. PD ka marrë databazen dhe e hodhi online, sot po të paguash 12 euro, ke databazen me të dhënat e ID të gjithë popullsisë. Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë ta hetojë, sepse ne si PS do e ndjekim këtë historinë e kësaj media, që gjeti një fotografi diku dhe tha që është e PS. Kur të lexoni raportin e mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, një nga pikat do të jetë edhe të dhënat e ID. Të dhënat personale të asnjërit prej jush nuk janë prekur dhe preken nga PS, unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm kemi bërë thirrje që ky skandal të hetohet. Kur kemi ngritur këtë databaze prej vitesh të tëra punë derë më derë, çdo parti politike falë kësaj mundësie që ke sot, rezultat në 25 prillit do e di në mënyrë të përafërt në çdo qark, e do të llogarisim rezultatet”,- u shpreh Balla.

dhenat personale skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.