Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali / Mjekja Alketa Pere: Kurrë në jetën time s’kam dërguar pacientë te privati

10:41 / June 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alketa pere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekja e Spitalit të Onkologjikut, Alketa Pere, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati.

Ajo theksoi se duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1719495149 cats
    Gjykata tregon çfarë ndodhi me mjekun Edmond Gashi: Ia futi vrapi nga dera e gjyqtarëve, iku pa policë
  • IMG 4355
    Opozita godet tavolinën, kërkon dorëheqjen e ministres Koçiu

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë”, tha mjekja.

Doktoresha Alketa Pere shtoi se është e pafajshme, duke theksuar se ka konkurruar për të marrë drejtimin e Onkologjikut por dosja e saj është hedhur në plehra.

Deklarata për mediat:

Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.

E falënderoj edhe prokurorin për punën që ka bërë, duhet ndryshim rrënjësor në Onkologji.

Unë do të prononcohem mbrapa për mediat dhe do të sqarohet gjithçka. Kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme,

A keni punuar në klinikë private?

Jo në asnjë klinikë private nuk punoj. Kam 10 vite… Prit një minutë moj, një nga një (I bërtet gazetarëve), Një minutë mi, më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotot, edhe mi nxirrni të gjitha mos mi shkurtoni fare.

Fotot ju interesojnë?

Po më interesojnë dhe ato fotot me sytë kështu e sytë ashtu.

Doni të dilni bukur në kamera?

Duhet të ruhet etika për atë punë ke mbaruar

E ruani ju etikën?

Po e ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacientët sepse kam pacientë me kancer në familje.

Çfarë duhet të ndryshojë tek Onkologjiku?

Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet

Ka shkelje në spital të tjera?

Nuk e di a ka shkelje në spital të tjera. As në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të jetë dikush që i drejton në spitale private sepse të gjithë personat që janë të punësuar janë të varur nga ekonomia. Por të sqarohet se kush i ka drejtuar në privat dhe ku drejtohet në privat.

E keni denoncuar?

Nuk jam shteti, përfaqësoj veten. Kur kam mbledhur dosjen time për të konkurruar drejtimin e atij institucioni, dosja ime ka përfunduar në plehra.

Do të shkoni në Onkologji?

Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do të shkoj.

Ka një vendim që s’jeni më pjesë e stafit?

Po kush je ti ore, ti s’je askush.

Alketa Pere Onkologjikut Prokuroria e Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.