Pas denoncimit të Tirananews.al të skandalit me listat e përfituesve të fondeve të buxhetit të shtetit, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Bashkinë e Matit, ka zbarkuar edhe emisioni investigativ Fiks Fare. Banorët e dëmtuar në Bashkinë e Matit ankohen se disa persona kanë përfituar padrejtësisht fonde nga emergjencat civile, por shtëpitë e tyre nuk janë dëmtuar nga tërmeti. Ato kanë qenë të dëmtuara vite më parë për shkak të amortizimit dhe agjentëve atmosferikë, ndëkrohë që kryepelqte të cilët janë me PD-në kanë përfituar vetë duke përfituar nga lidhjet politike me zyrtarët e djathtë në Bashkinë e Matit.
Më 11 gusht të vitit 2018 në rrethin e Matit ra një tërmet, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesat e banorëve. Në bazë të kontrolleve të kryera rezultoi se u dëmtuan 400 banesa. Qeveria vendosi që të ofronte 61 milionë lekë për të dëmshpërblyer të gjithë të dëmtuarit, ndërkohë që numri i banesave që përfituan ishte 100.
Tri kryepleqtë e lagjeve të fshatit, anëtarë të PD-së përfituan para, por sipas banorëve ata nuk pësuan fare dëmtime.
Nga kamerat e fshehta edhe vetë përfituesit e këtyre fondeve nga Bashkia e Matit pohojnë se banesat e tyre janë dëmtuar shumë vite para tërmetit. Mbetet për t’u parë nëse organet ligzbatuese do të çojnë para ligjit të gjithë ata zyrtarë të Matit që kanë abuzuar me fondet publike.